TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojë nesër, në orën 11:00, para Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Korrupsionin, SPAK-ut, për ta nxitur atë të hetojë dhe të zbardhë dhūnën ndaj artistëve dhe aktivistëve ditën e shembjes së Teatrit.
“Nesër, në orën 11:00, jeni të ftuar para SPAK-ut, t'i nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do të dalim qytet më qytet të mbledhin firmat, që teatri të jetë aty ku duhet.
Nëse nuk reagon prokuroria, do t'iu bëjmë më dije si do të veprojmë. Ne do të fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë do t'ua bëjmë me dije. Ju falenderojmë për këtë qytetari dhe model proteste që treguat”, u shpreh Budina, në mbyllje të tubimit të sotëm, ndërsa u kërkoi të gjithë protestuesve firmosjen e peticionit.