TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, është njoftuar fillimi i një peticioni, ku kërkohet rindërtimi i Teatrit, në vendin ku ishte dhe siç ishte.
Duket se ky peticion motivohet nga nevoja e këtij grupimi, por edhe e qytetarëve për të treguar se vendimi brutal për shembjen e Teatrit, nuk ka patur konsensus popullor, siç pretendojnë Rama dhe Veliaj.
Por, strategjia e përdorur ngre pikëpyetje në raport me efektivitetin e saj.
Sipas aktivistëve, aktorëve dhe opozitës, shembja e Teatrit është një krìm i urdhëruar me gjakftohëtsi nga Edi Rama dhe i ekzekutuar nga kryebashkiaku Veliaj.
Po në këtë linjë, janë shtuar thirrjet që e konsiderojnë sistemin qeverisës, një regjim autokratik, i cili mbahet në pushtet me forca policore.
Në këto kushte pra, a ka kuptim t'i drejtohet një krimìneli, një peticion?
A ka kuptim, të trajtosh urdhëruesin e shembjes së një objekti të trashëgimisë kulturore, si një politikan që pasi kryen krīmin, mund të reflektojë?
A ka kuptim të trajtosh Erion Veliajn, si një njeri që mund të respektojnë vullnetin e shumicës, kur ka shkelur ligjin me vetëdije të plotë, për të përmbushur verbërisht dëshirat e shefit të tij?
Duke dashur të afirmojnë kauzën e tyre me këtë peticion, aktivistët po i trajtojnë, Edi Ramën dhe Erion Veliajn, si politikanë normalë, që kanë bërë një gabim dhe mund të reflektojnë.
Sigurisht, ndodh që shumë krīmīnelë, të pendohen për veprimet e tyre, por është e sigurtë se pendesa nuk është një cilësi, që e posedon as autokrati Edi Rama dhe aq më pak shërbëtori i tij, ndaj ata duhen trajtuar ashtu siç janë, dy barbarë që kanë shkatërruar Teatrin tonë Kombëtar, në orën katër të mëngjesit, në kohë pandemie.
/TPZ.al/