AKTUALITET, 3 Mars 2019, 17:13

Protesta e 16 shkurtit, anëtari i Kryesisë së PD: Personi me xhup të kuq ishte i infiltruar i policisë

Protesta e 16 shkurtit, anëtari i Kryesisë së PD: Personi me xhup

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, ka deklaruar se personi që goditi derën e Kryeministrisë në protestën e 16 shkurtit, ishte i infiltruar nga policia.

Kreshnik Çollaku shprehet se ka informacione konfidenciale nga policia, se personi i veshur me xhup të kuq, ka qenë polic civil. Sipas Çollakut policia ka infiltruar këtë person për të orientuar dhunën drejt Kryeministrisë, me qëllim justifikimin e gazit toksik të hedhur në drejtim të turmës.

Reagimi i plotë:

Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policise na behet e ditur se ne grupin qe godiste deren e kryeministrise midis protestuesve,ne protesten e 16 shkurtit,nje individ i veshur me xhup te kuq ka qene i infiltruar i Policise civil.

Dyshohet se vete policia ka orientuar dhunen drejt deres te kryeministrise per te justifikuar goditjen e turmes me gaz toksik.

Kerkohen foto e nje individi me xhup te kuq qe godet deren e kryeministrise,polic civil i infiltruar. Ftoj gazetare te pavarur e profesioniste te hetojne ne kete skandal shteteror te paprecedente.