AKTUALITET, 3 Mars 2019, 15:12

Zbulimi i Panuçit, Guidara shpallet lojtari i ndeshjes në Argjentinë

Zbulimi i Panuçit, Guidara shpallet lojtari i ndeshjes në

Tomas Guidara është shpallur lojtari i ndeshjes mbrëmjen e djeshme në sfidën e kampionatit argjentinas mes Rozarios dhe Belgrano e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Futbollisti me origjinë shqiptare ishte titullar për 90 minuta për skuadrën e Belgranos, ndërsa në fund u shpall edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ndërkohë, Guidara është një zbulim ekskluziv i trajnerit të Kombëtares,Kristian Panuçi, i cili duket se e ka në planet e tij mbrojtësin e krahut të djathtë, teksa në këtë muaj do të startojë edhe fushata kualifikuese për Europianin 2020.

Mbrojtësi 22-vjeçar, prej disa kohësh ka nisur procedurat e pajisjes me pasaportë shqiptare, dhe Panuçi është ende në pritje të njoftimeve të reja. Paraqitjet me nivel në skuadrën e Rozarios duken se kanë shkaktuar edhe interesin e skuadrës së Valencias në kampionatin spanjoll, që ka nisur sondazhet e para për mbrojtësin. Në këtë sezon Guidara është shndërruar në titullar te Belgrano, e cila në këtë sezon lufton për mbijetesë në elitën e futbollit argjentinas.