AKTUALITET, 20 Maj 2020, 16:54

Ish-deputeti i LSI nxjerr videon: Rama përdor policinë dhe Forcat Speciale për të bllokuar protestën, mbyll hyrjet për Tiranë

Ish-deputeti i LSI nxjerr videon: Rama përdor policinë dhe Forcat

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor policinë dhe forcat speciale për të bllokuar protestën e artistëve kundër vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar, që është parashikuar që të nisë në orën 17:30.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Braimllari, teksa ka publikuar një video ku shihet makina policie që ecin përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan, thekson se të gjitha hyrjet për në Tiranë janë bllokuar me urdhër të Ramës.

MESAZHI I BRAIMLLARIT

Edi Rama përdor policinë dhe forcat speciale për të bllokuar protestën e artistëve.

Të gjithë hyrjet për në Tiranë bllokohen me urdhër politik të Edi Ramës.

Policia nuk po kryhen funksionin per te luftuar krimin e organizuar por per te dhunuar artistet dhe qytetaret.