TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një propozim të paturp atë të bërë së fundmi nga një grup mjekësh, duke u shprehur se ata po kërkojnë legalizimin e ryshfetit.
Kreu i qeverisë tha se mjekët dhe infermierët që tronditin opinionin publik duke u shfaqur si gjakpirës duhet të ndiqen dhe të përndiqen deri në fund nga forca e ligjit.
“Më bëri përshtypje para disa ditësh një grumbullim mjekësh me një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbreslënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli I shpërblimit të mjekëve dhe infermierëve duhet rritur, dhe do ta rrisim, sic e kemi rritur në vitet pararendëse, nuk është një zotim elektoral por I planifikuar të mbahet, që pagat për bluzat e bardha të rriten në 40 për qind. Edhe kjo në vetvete nuk I thotë të gjitha sepse me autonominë spitalore duam të kalojmë në një nivel tjetër të shpërblimit të mjekëve. Duam të krijojmë një dysheme dhe mbi atë dysheme mjekët të mos paguhen njësoj, por sipas mundit dhe volumit të shërbimit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.
Është thelbi që sjell autonomia spitalore. Por që të thuhet ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin, është një mesazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që e gjithë lëvizja anti-korrupsion në të gjithë sistemin tonë, e cila ka filluar të ndihet, të shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të këtë në asnjë mënyrë një barazim të gjithë mjekëve, të gjithë bluzave të bardha, në perceptimin që të gjithë janë njësoj, dhe të gjithë futin duart në xhepat e familjarëve dhe pacientëve. Nuk janë njësoj as pemët, as lulet, as kafshët, as njerëzit. Por që ndarja mes asaj shumicë që e nderon sistemin shëndetësor dhe është aty për të konfirmuar faktet që lidhet sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve dhe sa shumë rezultate arrihen, bën që të jetë e domosdoshme që mjekët dhe infermierët që tronditin opinionin publik kur papritur shfaqen si gjakpirës të ndiqen dhe të përndiqen deri në fund nga forca e ligjit. Ne kemi në proces edhe ndërtimin e një rrjeti anti-korrupsion, nga ana jonë, jo e drejtësisë e re, për të vendosur në presion të dyfishtë të gjithë sistemin tonë publik”, tha Rama.