TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës, ndërsa është arrestuar edhe një tjetër 55 vjeçar për tentativë për kultivim të kanabisit.
Mësohet se dy të arrestuarit janë Zef Boçi dhe Gjin Ndoci.
Ndërkaq, janë proceduar penalisht dhe 2 shtetas, për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave, përkatësisht Hamdi Shehu dhe Qerim Halilaj.
Njoftimi i plotë
Intensifikohen kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga dhe një tjetër 55 vjeçar për tentativë për kultivim të kanabisit. Gjithashtu, procedohen penalisht dhe 2 shtetas, për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 12.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura, në ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Këneta e Balldrenit” është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar, në aksin rrugor Rrëshen-Milot, automjetet tip “Volksëagen” dhe “Audi”.
Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar së drejtuesit e këtyre mjeteve, shtetasit H. Sh. dhe Q. H., po transportonin në mënyrë të paligjshme, 276 koli me pije freskuese, pa dokumentacionin shoqërues tatimor.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasit H. Sh., 20 vjeç dhe Q. H., 32 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave “dhe “Mospagimi i taksave”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.