TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një lajm për mbërritjen e të tjera vaksinave në Shqipëri.
Kreu i qeverisë bën me dije përmes rrjeteve sociale se në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm 340,000 dozave të vaksinës Coronavac, sasia kjo më e madhe e mbërritur njëherësh në vendin tonë.
Sipas Ramës numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,578,790.
MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani ??, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë??
#ShqipëriaBuzëqesh?
