TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka bllokuar të gjithë prishjet e godinave që janë shpallur si të pabanushme, Prokuoria e Durrësit sqaron se po i lejon shembjet pas inspektimeve në terren.
Në një njoftim për mediat organi i akuzës në Durrës bën me dije se prishja e objekteve po bëhet pasi paraqesin rrezikshmëri. Po ashtu shtohet se janë marrë të gjitha provat e nevojshme me foto e video e më pas është lejuar shembja e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Duke parë rrezikshmërinë që paraqesin objektet e dëmtuara dhe shpejtësinë që duhet për evitimin e pasojave të tjera nuk mund të bëhet sekuestrimi i këtyre objekteve, por është çmuar që pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendngjarje, ata (grupi hetimor), të jenë të lirë për të vendosur për vijimësinë e objektit nga instancat përkatëse sipas çdo rasti.
Njëkohësisht vazhdojnë dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato.