AKTUALITET, 3 Dhjetor 2019, 12:16

Emri/ Përplasen dy mjete në Prrenjas, plagoset rëndë 43-vjeçari

Emri/ Përplasen dy mjete në Prrenjas, plagoset rëndë


Një aksident me pasojë plagosjen e një 43-vjeçari është regjistruar paraditen e sotme aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd.

Në aksident është përfshirë një auto veturë tip Fiat Punto me targë YHA 2933 dhe një BMW X3 me targë AA 710RZ dhe për pasojë shtetasi Astrit Çoça ,drejtuesi i Fiat Punto ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve që sollën aksidentin.

Drejtuesi i automjetit Fiat Punto ,emigrant në Greqi i cili ishte kthyer në vendlindje javën e kaluar është transportuar me urgjencë për ndihmë dhe trajtim mjekësor në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Elbasan pasi gjendja e tij paraprakisht paraqitet kritike.

Automjeti me të cilin ai po udhëtonte është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën ballore.