TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita ka nisur me largime nga Bashkia e Durrësit. Pas gafave të bëra më disa prej televizioneve të vendit, kryebashkiakja Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, duke bërë me faj komentet negative.
Pak pas saj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dorëheqjen e dha edhe nënkryetarja Etleva Kondi, ndërsa në vend të Sakos u emërua Zhulien Varfaj, i cili do të mbajë detyrën deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
Po kush është Zhulien Varfaj?
Varfaj është një nga personat më të besuar të Vangjush Dakos, i cili e ka mbajtur pranë përgjatë 12 viteve që ka qeverisur Durrësin. Zhulien Varfaj nuk është një emër i panjohur për durrsakët dhe për mediat gjithashtu. Deri më tani, Zhulien Varfaj ka disa akuza që i rëndojnë mbi supe për të cilat ende nuk është marrë një vendim.
Në janar të këtij viti emisioni “Stop” trajtoi rastin e tenderit të autobusëve në bashkinë e Durrësit, ku pretendohej se Bashkia kishte skualifikuar pa të drejtë kompaninë “Vata trans”. Anëtar i Komisionit Vlerësues ka qënë edhe Nënkryetari i Bashkisë, Zhulien Varfaj.
Në 2013, shoferi i tij, Ëngjëll Taulla merrte nga 500 mijë lekë, duke përdorur emrin e nënkryetarit dhe mashtronte qytetarët se do t’i ndihmonte ata në zgjidhjen e problemit të strehimit.