AKTUALITET, 1 Dhjetor 2019, 13:04

Tjetër lëkundje tërmeti me magnitudë 4

Tjetër lëkundje tërmeti me magnitudë 4


Një tjetër lëkundje me epiqendër në detin Adriatik është regjistruar pak momente më parë.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 12:42 minuta, me një thellësi prej rreth 10 km. Sipas EMSC, tërmeti ka pasur një magnitudë 4.

Numri i tërmeteve ka rënë ndjeshëm që prej mëngjesit së të martës kur Durrësin e goditi një tërmet me fuqi 6.3, duke shkaktuar dëme të shumta në ndërtesa e duke lënë pas 51 të vdekur e qindra të plagosur.