TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sassuolo ndal Juventusin në "Allianz Stadium" dhe i jep një asist Interit për të marrë kreun e renditjes në Serie A.
Bardhezinjtë ngecën në një barazim 2-2 ndaj skuadrës nga Reggio Emilia që vinte në Torino me shumë mungesa dhe luante madje me portierin e 3-të, pa harruar rëndësinë që kanë Berardi dhe Defrel në sulm. Që Juventusi nuk ishte në një ditë të mirë kjo u kuptua që në fillimin e lojës me Sassuolon që ishte më kërkuese.
Megjithatë shifrat i zhbllokuan bardhezinjtë me një goditje nga distanca që të qëndërmbrojtës Leonardo Bonucci në minutën e 20-të, goditje që pati edhe një devijim të lehtë. Por festa e Juves nuk zgjati shumë pasi 3 minuta më pas Boga realizoi një gol të bukur me parabol duke barazuar shifrat.
Në fillimin e pjesës së dytë një gafë e dyfishtë e De Ligt dhe Buffon i dha mundësinë Caputos të kalonte skuadrën e De Zerbit në avantazh. Epërsinë gjithsesi Sassuolo e ruajti vetëm për 20 minuta sepse hyrja në fushë e Dybalas pati një ndikim të madh në sulmin e Juves dhe në minutën e 67-të Cristiano Ronaldo kthehu në gol një penallti të fituar pikërisht nga Dybala.
Por vetëm kaq sepse pavarsisht përpjekjeve të Juventusit Sassuolo rezistoi deri në fund dhe ndali hovin e skuadrës së Sarrit që vinte në këtë ndeshje pas 6 fitoresh rresht në të gjitha kompeticionet.