AKTUALITET, 1 Dhjetor 2019, 14:26

Meta në Bubq: Pasojat nga tërmeti tronditëse, por është koha të përballojmë emergjencën

Meta në Bubq: Pasojat nga tërmeti tronditëse, por është


Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt fshatit Bubq, të Fushë-Krujës, ku pati dëme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson rëndësinë që tashmë është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në kthim në normalitet.

“Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe disa foto ku shihet se si janë dëmtuar banesat e këtyre banorëve.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humben jetën 51 persona si dhe u plagosen mbi 700 të tjerë, ndërkohë shumë banesa u kthyen në gërmadha.