LIFESTYLE, 23 Prill 2018, 10:33

Princ apo princeshë? Po vjen foshnja e re mbretërore

Kate Middleton është në maternitet, që do të thotë se foshnja e re mbretërore është pothuajse këtu!

Të hënën në mëngjes, Kensington Palace konfirmoi në “Twitter” se dukesha ndodhet në Spitalin e Shën Marisë, në Londër.

Spitali ka rëndësi të veçantë për Kate dhe Princi Uilliam, pasi është i njëjti vend ku erdhi në jetë Princi George dhe Princesha Charlotte.

Tani mbetet vetëm një çështje kohe, derisa ne mirëpresim një princ apo princeshë të re në botë!