TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Evropian ka shpërndarë mjaftueshëm doza për të vaksinuar 70 për qind të të rriturve në BE. Kështu është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian ditën e sotme. Ursula von der Leyen deklaroi se rreth 500 milion doza do të shpërndahen nëpër vendet anëtare deri nesër pasi ajo u kërkoi shteteve të rrisin shkallën e vaksinimit.
“Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë mjaft vaksina në vendet anëtare për të qenë në gjendje të vaksinojmë plotësisht të paktën 70% të të rriturve të BE këtë muaj, ”tha Von der Leyen, e cila është kritikuar se ka dështuar që të sigurojë në kohë vaksinat sipas kontratave.
Por, presidentja e KE paralajmëroi se koronavirusi nuk është mundur ende ndërsa shtoi se BE është e përgatitur të shpërndajë akoma më shumë vaksina, edhe kundër varianteve të reja.