TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve gjatë rrugës së tij për në Durrës ku do të takohet me qytetarët.
Basha është pyetur se si do ta ndalë ikjen e specialistëve, pasi Shqipërisë po i ikin burimet njerëzore të kualifikuara, teksa tha se vendi ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve që nuk promovon kriminelët dhe trafikantët.
Ai deklaroi se në restorantin privat në Kryeministri një herë në 2-3 ditë ka krerë të bandave të Shqipërisë.
“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.
Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja.
Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi me mua kryeministër garantoj se modeli do të jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës.
Për këtë do të kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha.