AKTUALITET, 4 Qershor 2021, 19:30

Predha hedh në erë dy gazetarë në Azerbajxhan

Predha hedh në erë dy gazetarë në Azerbajxhan

Dy gazetarë dhe një zyrtar lokal u vranë sot në Azerbajxhan nga një shpërthim i një mine në Kalbajar, një zonë në të cilën forcat armene u tërhoqën nëntorin e kaluar.

Ata humbën jetën si pasojë e shpërthimit kur makina e tyre goditi një predhë. Nga shpërthimi ndërroi jetë edhe një zyrtar lokal dhe katër persona të tjerë u plagosën.

https://twitter.com/AmbasciataAZE/status/1400822940455915522?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1400822940455915522%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpredha-hedh-ne-ere-dy-gazetare-ne-azerbajxhan%2F

Azerbajxhani ka filluar deminimin e zonave të konfliktit, por akuzon Armeninë për shtyrjen e procesit pasi sipas tyre refuzon të japë hartat e fushave të minuara. Kjo zonë konsiderohet si një nga më të minuarat në botë.