AKTUALITET, 4 Qershor 2021, 18:26

73 viktima nga Covid, 2557 raste të reja në Itali në 24 orët e fundit

73 viktima nga Covid, 2557 raste të reja në Itali në 24 orët

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me koronovirusi, 2557 raste të reja nga 220,939 testime të kryera.

Ndërkaq gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 73 persona duke e çuar në 126 415 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid në Itali.

Ndërkohë janë shtruar në spital 836 persona të infektuar me Covid, ndërsa betejën me Covid në 24 orët e fundit e kanë fituar 7 853 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali është 4,227,719, ndërsa betejën me këtë sëmundje deri tani e kanë fituar 3,901,112 pacientë.