TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ditët kur Leo Messi po mendonte seriozisht për tu larguar nga Barcelona, në skenë doli Juventus, me drejtuesit e klubit bardhezi që po shqyrtonin mundësinë për të realizuar një tjetër goditje të madhe. Këtë prapaskenë të bujshme e zbulon “diraiogol.com” e cila zbardh dhe detaje se si “Zonja e Vjetër” kishte menduar të vinte në jetë një transferim të tillë.
Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle: Juventus ishte i gatshëm ti ofronte Barcelonës shërbimet e Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro për të arritur te “pleshti”. Pavarësisht se ky duket si një skenar jo realisht, “diariogol.com” insiston. Në fund ai që prishi këtë tratative ishte C.Ronaldo i cili vendosi veton duke dalë kundër një transferimi të tillë. Në kushtet ku duhet të zgjidhnin, drejtuesit e Juves hoqën dorë nga kjo ide duke i besuar sërish yllit portugez.