SPORT, 16 Korrik 2021, 10:51

Prapaskena: Mbrëmë u arrit marrëveshja, si dështoi kalimi i Diego Costa në Itali

Prapaskena: Mbrëmë u arrit marrëveshja, si dështoi kalimi i


Sinisa Mihajlovic ka prishur gjithçka. Bologna arriti marrëveshjen me sulmuesin Diego Costa, por trajneri serb vendosi veton dhe nuk lejoi që të konkretizohej transferimi i sulmuesit brazilian.

Alfredo Pedulla shkruan se mbrëmë vonë ishte mbyllur gjithçka, për një kontratë 2-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitonte 2.5 milion euro dhe një shifër në momentin e nënshkrimit.

https://twitter.com/AlfredoPedulla/status/1415791469265309704?s=20

32-vjeçari nuk është preferuar nga Mihajlovic, i cili preferon të marrë nga Shanghai SIPG austriakun Marko Arnautovic. Ky i fundit nuk po e zgjidh ende kontratën dhe kalimi te Bologna ka mbetur pezull.

Ndoshta Mihajlovic nuk e do Costan për shkak të përplasjeve që ka pasur në të shkuarën me lojtarë dhe trajnerë, mes tyre edhe me Antonio Conte te Chelsea.