TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në sfidën mes Vllaznisë dhe Shiroki Brijeg, që do të nisë në orën 21:00, në “Loro Boriçi”, nuk do të ketë të pranishëm tifozë të skuadrës boshnjake. Klubi shkodran, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, i postuar në tri gjuhë, paralajmëron mbështetësit e skuadrës boshnjake se nuk do të kenë asnjë mundësi të futen në stadium, pasi edhe nëse do të tentojnë, do të shoqërohen menjëherë nga forcat e sigurisë. Klubi i Vllaznisë bazohet tek vendimi i UEFA-s për të mos lejuar tifozë të ekipit udhëtues në stadium.
Njoftimi i Vllaznisë
“Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjakë se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast, rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptimin e tifozëve miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA.