TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arjen Robben ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur, këtë herë përfundimisht. Lajmin e njofton vetë ish-ylli i Bayern Munchen dhe Holandës përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi kohëve të fundit ishte pjesë e Groningen në Holandë, ku edhe doli si lojtar. Sezonin e shkuar ai pësoi një dëmtim të rëndë dhe u kthye vetëm në javët e fundit, ku edhe u shfaq protagonist.
Gjithsesi në fund ai vendosi të tërhiqet përfundimisht në moshën 37-vjeçare. Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Holandës dhe Bayern Munchen, ku edhe shkroi pjesën më të madhe të historisë së tij.
https://twitter.com/ArjenRobben/status/1415623419819958275?s=20