AKTUALITET, 29 Shtator 2020, 14:08

Pozitive me koronavirus nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare në Ersekë

Pozitive me koronavirus nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare


Një tjetër rast pozitivë në shkollën 9-vjeçare në Ersekë.

Pas mësueses së fizikës e cila rezultoi të dielën pozitive për koronavirusin, është prekur edhe nëndrejtoresha e shkollës. Mësohet së ajo prej pak ditësh është karantinuar në banesën e saj, raporton “News 24”.

Mësimi vijon normalisht sipas rregullave dhe protokollit dhe mësueset e prekura janë zëvendësuar.

Ndërkaq kontakteve të afërta të nëndrejtoreshës së shkollës 9-vjeçare iu janë marrë tamponët