TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka apeluar vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Çekaj kërkon pafajësinë në Apel, pasi u dënua me 14 vite burg, pas konvertimit të dënimit me 21 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar që ishte pranuar më herët prej tij.
Në seancën maratonë prej 9 orësh më 15 shtator, Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e vitit 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kilogram kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.
Po ashtu u dënuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët po ashtu kanë apeluar vendimin.
Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite që u reduktua me 10 vite e 8 muaj, ndërsa shoferi i kamionit Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, i cili do të ulet në 8 vite e 8 muaj.
Të tre akuzohen se kanë marrë pjesë në grup të strukturuar kriminal dhe trafikuar lëndë narkotike ndërkombëtar narkotikësh.
Sasia rekord e kokainës u kap në shkurtin e vitit 2018, ku policia shqiptare e sinjalizuar nga ajo greke sekuestroi 613 kilogram kokainë në konterinerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, “Arbër Garden”.