TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreydemokrati Lulzim Basha propozoi gjatë konferencës për shtyp që qeveria të rimbursojë çdo të sëmurë me koronavirus që nuk është shtruar në spital duke i dhënë shumën minimale 600 mijë lekë për trajtim.
“Përgjigja që ne do t’i jepnim situatës nëse sot do të ishim në drejtimin e vendit dhe është oferta që i bëjmë qeverisë që të lërë propagandën dhe të bëjë detyrën dhe në tërësi sigurisë së shqiptarëve.
Plani përbëhet nga këto drejtime, mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor, për një valë të dytë i cili është hartuar nga specialistët më të mirë. Një plan i detajuar, rritje të numrit të testimeve, 2500 testime në ditë.
Çdo i sëmurë me COVID , që nuk shtrohet, ka një kosto minimale 600 mijë lekësh për trajtimin, duhet rimbursim. Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për personelin dhe të kapaciteteve spitalore.
Pika tjetër është me bonusin e premtuar nga kjo qeveri, 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët për 6 muajt e ardhshëm për të gjithë”, tha Basha.