AKTUALITET, 29 Shtator 2020, 10:46

Raporti i FMN, Vasili: Ekonomia shqiptare drejt shkatërrimit për shkak të rilindjes

Raporti i FMN, Vasili: Ekonomia shqiptare drejt shkatërrimit për shkak


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa i referohet Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se ekonomia shqiptare është drejt shkatërrimit për shkak të rilindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se 70 përqind e ndërmarrjeve të vogla e të mesme janë me humbje.

Sipas Vasilit, nuk duhet bërë asnjë hap prapa për të larguar, ata që ai i quan vandalë.

"Ekonomia drejt shkatërrimit total për shkak te rilindjes! 70% e ndërmarrjeve te vogla e te mesme janë me humbje.

FMN deklaron se rënia ekonomike është 7.5% dhe akoma me keq se parashikimi qe rënia do te ishte 5%. Borxhi i deklaruar mbi 80% ndërsa borxhi real eshte mbi 94%.

PPP po i japin goditjen e fundi vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.

Këto fakte tragjike për ekonominë flasin vete. Rilindja ndërtoi katastrofën ekonomike.

Asnjë hap prapa për te larguar këta vandale dhe armiq te këtij populli",shkruan Vasili.