AKTUALITET, 27 Janar 2020, 08:46

Postimi në “Twitter”, shikoni si u parashikua vdekja e legjendës Kobi Brajant


Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobi Brajant ka tronditur opinionin e gjerë botëror.

Ndërkohë ajo që po shokon të gjithë është një postim në “Twitter” i vitit 2012 në të cilën parashikohet saktë vdekja e Brajant.

Brjant vdiq ditën e diel në një përplasje me helikopter, ku bashkë me të ishte dhe vajza e tij 13-vjeçare.

Tashmë gjëra të çuditshme po fillojnë të dalin në pah, si ajo e një përdoruesi të Twitter që kishte parashikuar vdekjen e legjendës së basketbollit në vitin 2012.

"Kobe do të vdes në një përplasje me helikopter”, kishte shkruar personi i njohur në rrjetin social Twitter si ”Noso”. Ky postim është bërë viral në rrjet, duke mbartur shumë enigma.