AKTUALITET, 26 Janar 2020, 23:24

Vdekja e Kobe Bryant, lojtarët e NBA-së nuk luajnë aksionet e para dhe kujtojnë legjendën

Vdekja e Kobe Bryant, lojtarët e NBA-së nuk luajnë aksionet e
Lajmi që legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare ka prekur shumë njerëz në gjithë globin. Në ndeshjet e hershme që ishin në orar sonte në NBA, parashihej të luhej ndeshja mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors. Lojtarët e të dy palëve nuk dërguan topin përpara, duke lënë orën e aksionet prej 24 sekondave të shkoj deri në fund si shenjë respekti për numrin e Bryant, 24. Bryant për shumë vite barti edhe numrin 8. Lojtarët, trajnerët dhe të gjithë shikuesit shiheshin duke duartrokitur. Përkundër lajmit të zi për sportin e basketbollit, lojërat përsëri do të vazhdojnë me orarin e përcaktuar. /