AKTUALITET, 7 Shtator 2021, 11:51

Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer, Vjosa Osmani: Aleatët na qëndrojnë pranë në kohë të vështira

Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer, Vjosa Osmani:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Polonia do të dhurojë 100 mijë vaksina Pfizer.

Ajo ka falënderuar Poloninë dhe aleatëve të Kosovës që i qëndruan pranë në kohën e vështirë të pandemisë.

Vetëm pak ditë më parë Kosova pranoi 557 mijë vaksina, 503 mijë prej të cilave nga SHBA nëpërmjet COVAX dhe rreth 54 mijë të tjera nga një marrëveshje me Pfizer.