TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka prezantuar vetëm tetë ditë përpara datës së zgjedhjeve, planin e saj të masave. Mbi 7500 efektivë të policisë do të jenë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri. Përgatitjet e policisë për këto zgjedhje kanë nisur që në dhjetor të vitit të shkuar kur kanë nisur edhe trajnimet e stafit.
Në një intervistë për News24 Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili tha se për gjithë procesin zgjedhor policia do ta ndjekë në katër faza që në nisje të fushatës deri në dorëzimin e fletëve të votimit në KZAZ.
Policia do të hartojë edhe një regjistër ku do të shënohet çdo vepër penale në fushën zgjedhore i cili do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë. Një rëndësi e veçantë do i kushtohet edhe ruajtjes së institucioneve e personaliteteve.