AKTUALITET, 17 Prill 2021, 15:54

Vasili nxjerr fotot nga takimi në Vlorë: Listë e kristaltë dhe fituese, krenar për Luanin dhe vajzat dhe djemtë e mrekullueshëm vlonjatë

Vasili nxjerr fotot nga takimi në Vlorë: Listë e kristaltë
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se Vlora udhëheq fitoren e madhe, përmbysjen historike dhe triumfin e së mirës mbi të keqen. Në një postim në “Facebook” ku nxjerr foto nga takimi i LSI-së në Vlorë, Vasili jep mbështetjen për të gjithë kandidatët e kësaj force duke nisur nga Luan Rama deri tek i fundit. Ai e cilëson një listë të kristalë dhe fituese. “Krenar për Listën e kristaltë, fituese e madhe e LSI në Vlorë! Krenar për këtë skuadër të mrekullueshme politike. Është skuadra politike, që Vlora priste prej vitesh. Krenar për Luanin, krenar për vajzat e djemtë e mrekullueshëm vlonjatë Grisejda, Anxhela, Joana, Dikensi, krenar për një bregdetas dinjitoz si Dhimitraq Lapa, krenar për gratë dinjitoze e të jashtëzakonshme Lirinë dhe Entelën, krenar për Gjergj Manon, Fred Aligjonin, Evertonin, Ilirin. Vlora udhëheq fitoren e madhe, përmbysjen historike dhe triumfin e së mirës mbi të keqen! Respekt pa fund dhe përulemi përpara teje Vlora jonë e bukur!”, deklaron Vasili.

Krenar per Listen e kristalte, fituese e madhe e LSI ne Vlore! Krenar per kete skuader te mrekullueshme...

Posted by Petrit Vasili on Saturday, April 17, 2021