AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 22:05

Policia jep detaje/ Breshëri plumbash ndaj një lokali në Shkodër

Policia jep detaje/ Breshëri plumbash ndaj një lokali në

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit në fshatin Dobraç në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të A. P.

Policia thotë se nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.