TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq dhe shirat e dendur, kanë pushtuar të gjithë vendin.
Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve, që të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara dhe akset më problematike.
Problematika serioze janë hasur në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër kushtet e këqija atmosferike kanë sjellë përmbytje.
Reagimi:
Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.
Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike.
Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.
#112PoliciaeShtetit