TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 34-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Mirditë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhur në fshatin Sheshaj, Mirditë ku dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie, ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi Aurel Dedaj, 34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.