AKTUALITET, 11 Korrik 2021, 16:01

Po lahej në liqen në fshatin Xarë, mbytet 60-vjeçari në Konispol

Po lahej në liqen në fshatin Xarë, mbytet 60-vjeçari

Një person është mbytur pasditen e sotme në fshatin Xarë të Konispolit, teksa kishte hyrë të lahej në liqen për t’u freskuar.

Sipas informacioneve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, ku është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.