AKTUALITET, 11 Korrik 2021, 15:20

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 12 raste të reja

Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 12 raste

Dymbëdhjetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkohë që mësohet se 13 persona janë shëruar nga ky virus. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 133.

NJOFTIMI I MSH-SË:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

Në total numri i rasteve aktive është 133.