AKTUALITET, 11 Korrik 2021, 14:47

Rrëzohet autobusi në Turqi, raportohet për 12 viktima, 26 të plagosur

Rrëzohet autobusi në Turqi, raportohet për 12 viktima, 26 të

Një autobus që po transportonte migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua në lindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve. Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin.

Burimet lokale i thanë agjencisë së lajmeve Reuters së autobusi u kap në flakë, pasi ra në një hendek. Identiteti i viktimave nuk është ende i qartë.

Pronari i autobusit u ndalua nga autoritetet. Turqia është pikë kryesore tranziti për migrantët që duan të arrijnë në Evropë. Shumica e migrantëve nga Irani, Afganistani dhe Pakistani e kalojnë në këmbë kufirin Iran-Turqi, përpara se të transportohen më në perëndim, në qytete të tilla si Stambolli dhe Ankaraja.