AKTUALITET, 20 Gusht 2020, 20:10

“Po përjeton nivele të mëdha stresi”/ Agjencia e inteligjencës në Korenë e Jugut: Kim Jong-un i kalon pushtete të tjera motrës së tij

“Po përjeton nivele të mëdha stresi”/ Agjencia e

Një agjenci inteligjence e Koresë së Jugut ka bërë të ditur se lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka kaluar pushtete të tjera motrës së tij, sepse është i stresuar.

Siç shkruan Dailymail, motra e Kim, Kim Yo-jong është ngritur gradualisht në elitën e vendit komunist, ku tashmë konsiderohet prej shumë vëzhguesve si aleatja më e ngushtë e të vëllait.

Agjencia e kombëtare e inteligjencës në Korenë e Jugut tha se lëvizja është bërë pasi Kim përballet me “nivele të mëdha stresi”.

Lideri 36- vjeçar raportohet se i kaluar së fundmi motrës së tij detyrat e menaxhimit të marrdhënieve me Korenë e Jugut dhe me SHBA.

Ndërsa përfaqësuesi i opozitës koreano-jugore Ha Tae-kyung, ka deklaruar në një takim me mediat se agjencitë e inteligjencës kishin verejtur “delegim të pushteteve” nga Kim te motra e vogël.

“Kim Jong-un ushtron pushtetin e tij absolut por në krahasim me të kaluarën, një pjesë e këtij autoriteti po transferohet gradualisht. Kjo mund të vijë nga nivelet e larta të stresit, dhe ndoshta edhe prej arsyes së Kim kërkon ta distancojë veten nga dështimet e regjimit. Motra e Kim nuk është e vetmja që po merr pjesë nga pushtetet pasi diktatori i ka dhënë detyra të reja dhe figurave të tjera të regjimit.”- ka thënë ai.