LIFESTYLE, 2 Korrik 2018, 09:53

“Po, më ke zhgënjyer!” Babai ia thotë troç Aulona Mustës dhe moderatorja nuk e priste aspak

Moderatorja Aulona Musta ka pasur shansin që të intervistojë live babain e saj, ish-portierin Perlat Musta, për herë të parë, në emisionin “Top Arena”.

Ajo zuri vendin e Edi Manushit për të folur për ndeshjet e këtij botërori bashkë me të atin. Por intervista mes tyre nuk u përqendrua vetëm mbi futbollin.

Aulona e pyeti të atin nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë dhe në këtë moment ishte ai që e surprizoi.

“Po, më ke zhgënjyer njëherë. Kur as më njihje e as të njihja. Kjo sepse para se ti të vije në jetë unë dëshiroja të lindje djalë”, ka thënë portieri legjendar i Partizanit duke shtuar gjithashtu se është krenar që është babai i saj.

Padiskutim ky ka qenë një moment i veçantë për të dy, të cilët ishin shumë të emocionuar.