TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Durrës, një incident i ka ndodhur atij gjatë kohës kur kishte ERTV-në të ndezur. Në fund të transmetimit, për disa sekonda shfaqet silueta e kryebashkikaut Vangjush Dako, i cili i thotë kryeministrit se "po bëj ndonjë gjë për ato letrat". Kryeministri përgjigjet "ok". Kjo video, të cilën TPZ.al e publikoi pak më parë, tashmë është fshirë nga faqja e kryeministrit Edi Rama.
Fakti që kameramani e largoi dhe më pas fiku kamerën në momentin që foli Dako, por edhe fakti se video tashmë është fshirë nga faqja e kryeministrit, është e qartë se ky komunikim, por edhe prezenca e zotit Dako, po mundohet të fshihet.
Por, sado ta fshehë Edi Rama, provat tregojnë se Dako është mjaft i përfshirë me punët e Rilindjes, pas tërmetit, në qytetin ku ka dhënë leje të pafundme ndërtimi, ku i ka shkrepur në mendje. /TPZ.al/
Ndiqeni edhe njëherë videon:
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/12/05/po-bej-ndonje-gje-per-ato-letrat-dako-shfaqet-padashje-ne-ertv-duke-i-folur-rames-kamera-fiket-direkt-video/