AKTUALITET, 5 Dhjetor 2019, 20:35

"Po bëj ndonjë gjë për ato letrat", Dako shfaqet padashje në ERTV duke i folur Ramës, video fshihet urgjentisht

"Po bëj ndonjë gjë për ato letrat", Dako shfaqet

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shfaqur në fund të një transmetimi live të kryeministrit Edi Rama në ERTV. Në momentin që transmetimi do të përfundonte dhe Rama po largohej, në kamera shfaqet Dako, që i thotë shefit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, "Po bëj ndonjë gjë për ato letrat". Edi Rama përgjigjet "Ok".

Në këtë moment, personi që filmon për televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar siluetën e vogël të ish kryebashkiakut, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi në qytetin e Durrësit edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Kjo video tashmë rezulton të jetë fshirë me urgjencë nga faqja e kryeministrit.

Fakti që kameramani e largoi dhe më pas fiku kamerën në momentin që foli Dako, por edhe fakti se video tashmë është fshirë nga faqja e kryeministrit, është e qartë se ky komunikim, por edhe prezenca e zotit Dako, po mundohet t'i fshihet publikut.

Por, sado ta fshehë Edi Rama, provat tregojnë se Dako është mjaft i përfshirë me punët e Rilindjes, pas tërmetit, në qytetin ku ka dhënë leje të pafundme ndërtimi, kudo ku i ka shkrepur në mendje.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri përzuri me ulërima një banore, vetëm se ajo guxoi të kërkonte llogari për veprimet e Dakos në Durrës.

/TPZ.al/

VIDEO:

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/12/05/po-bej-ndonje-gje-per-ato-letrat-rama-fshin-urgjent-videon-ku-del-padashje-dako-video/