AKTUALITET, 5 Dhjetor 2019, 17:20

Rudina Hajdari sulmon Ramën: Tragjedia e familjeve në Thumanë dhe Durrës, s’mbulohet me arrogancë

Rudina Hajdari sulmon Ramën: Tragjedia e familjeve në Thumanë dhe

Deputetja Rudina Hajdari ka sulmuar kryeminstrin Edi Rama, duke u shprehur se sjellja e tij është shumë arrogante, si me qytetarët, ashtu edhe me opozitën në parlament. Në një reagim në Twitter, Hajdari shkruan se tragjedia që po kalojnë familjet në Thumanë e Durrës, nuk mund të mbulohet me arrogancë nga ana e kryeministrit. Sipas saj, Rama nuk mund t’i fshihet popullit.

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti.

Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë. Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Rudina Hajdari.