TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Kastriot Islami
Injoranti përgjithësisht është edhe gënjeshtar, edhe mashtrues, edhe hileqar, edhe tinzar…
Politikani gënjeshtar është pa ideologji, pa parime, pa karakter, i pa fe, pra pa din e pa iman… S’beson në asgjë e s’ka asnjë ideal, drejtohet vetëm nga mania për para e pushtet…
Ai mashtron kryesisht e në shumicën e rasteve thjesht për vota e për pushtetin e tij personal…
Politikani mashtrues rezulton shpesh kokëfortë e kokorosh por jo rrallë edhe lëpirës; kjo vjen kryesisht nga injoranca e nga dështimet…
Injoranti kokëfortë bëhet arrogant sa here dështon apo sa herë e shohin drejt e në sy duke ja menderosur marrinat që lëshon…
Jo se është këmbëngulës në qëndrimet e tij apo se është i pastër….por sepse e kapin mat duke premtuar gënjeshtra a duke mashtruar, pra me presh në duar…
Politikani mashtrues me ata që s’e njohin, tenton të maskohet duke u bërë interesant me barcaleta e humor banal e veshje qesharake në ceremonitë zyrtare…
Ndërkohë që sillet gjithnjë shpërfillës dhe i pacipë me qytetarët e thjeshtë…Urren të aftët dhe e tmerrojnë individët me karakter të fortë e veçanërisht ata të ndershëm që e tërbojnë…
Kurse me gratë shfaqet arrogant, deri gojëpisët e fjalë ndyrë…Në realitet ai është frikacak e dhjaks, sidomos para të fortëve e kriminelëve…kjo është një arsye tjetër që e shtyn të shfaqet arrogant ndaj femrave e individëve fisnikë…
Ndërkohë që janë të shpeshta rastet kur ai shfaqet edhe në rolin e klounit e komikut që gajas gjithë dynjanë me xheste idioteske…Sa herë ndjehet keq nga skandalet shndërrohet në qaraman që lëpihet e zvarritet…
Sapo arrin qëllimin, shfaqet mosmirënjohës, bukëshkalë e besëprerë me të gjithë, madje duke mos kursyer sulmet tinzare pas shpine…S’dëgjon për asgjë e kërkënd dhe s’kërkon asnjëherë ndjesë për gabimet por gjithnjë fajin ja kanë të tjerët…madje edhe i gjithë populli që sipas tij s’ia kupton sakrificat e tij heroike…
Fillimisht këto sjellje i shpreh brenda familjes, pastaj me ata që e rrethojnë, e më tej kudo… deri sa bëmat e marrëzitë e tij bëhen të njohura nga të gjithë:
Mashtrues, arrogant e shpërfillës, frikacak e dhjaks, lëpirës e klloun, zvarranik, dështak…ka edhe diçka tjetër…