AKTUALITET, 6 Janar 2020, 18:20

"Dikush e tradhëton policinë"/ Artan Hoxha ‘zbërthen’ bandën e Lushnjës që paguan për të kontrolluar qytetin

"Dikush e tradhëton policinë"/ Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e ABC News, ka folur lidhje me bandat kriminale që operojnë në qytetin e Lushnjes dhe që kërkojnë të fitojnë territor.

Në fjalën e tij në studio, Hoxha është shprehur se banda që operon aktualisht merr investime nga një dorë e ‘fshehtë’, e cila ka korruptuar edhe Policinë për t’u shpëtuar prangave nga forcat speciale. Hoxha gjithashtu ka treguar se brenda 2 viteve më shumë se 30 familje janë larguar nga qyteti vetëm për shkak se kanë pasur lidhje familjare më pjesëtarë të bandave kundërshtare.

“Nga 11 tetori i 2017 në Lushnje ka nisur një seri vrasjesh. Një dorë e tretë ka future shkëndijën mes palëve se nuk më rezulton se ka dalë vetë në skenë. Ka investuar para dhe po e pastron qytetin nga ata që ai i quan kundërshtarë. Pra ai e do qytetin e lirë që ta kontrollojë vetë dhe ka gjetur persona që janë në konflikt të hapur edhe me shtetin. Brenda një viti forcat speciale kanë tentuar 15 herë ta arrestojnë Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin dhe kanë dështuar. Ata nuk largohen nga zona çka do të thotë se ata kanë informacione nga brenda policisë dhe investojnë, korruptojnë brenda radhëve të policisë prandaj bëhet e pamundur kapja e tyre.

Prandaj nuk largohen nga ajo zonë sepse nuk janë të sigurt që do të informohen në kohë për operacionet e policisë. Kujtoj operacionin e Divjakës dhe ata janë larguar në minutën e fundit. Kujtoj një rast tjetër kur të afërm të vikitmave të 11 tetorit më kanë njoftuar për një atentat që po përgatitej në Lushnje. Kam kontaktuar vetë drejtorin e Policisë së Shtetit kisha pamjet filmike, kisha makinën ku ishin vendosur armën. Një grup personash kishin vendosur një çantë me armë dhe i kishin thënë që këtë çantë do ta vendosësh në makinë dhe mjetin do ta parkosh në filan rrugë. Makina ishte e parkuar dhe unë e shihja 24 orë kam pasur mundësi.

Ata që do të shkonin të kryenin atentatin do të merrnin armët. Policia edhe pse u njopftuar nuk e zbuloi dot se kush ishte. Viktima e radhës u vra daja e Zamir Latifit. U vra vetëm se ishte daja por për mua u vra për të shkaktuar panik.

Gjithë familjarëve u është kërkuar që të largohen nga qyteti sepse për ta nuk do të ketë mëshirë.

Nga Lushnja mund të jenë larguar deri në 30 familje.

Ja pra pse ishin shqiptarët. Këto vrasje prandaj bëhen. Besmir Hida nuk kërcënonte askënd. Shiste pjesë këmbimi të përdorura. Nuk kishte lidhje me ngjarjen. Ngjarja e fundit vrasja e Enver Boriçit. E njëjta skemë. Nuk ka rëndësi nëse janë një apo dy. Është e njëjta dorë që po vret në Lushnje. Dikush e tradhëton policinë. Vijmë tek Enver Boriçi. Ai ka qënë pjesë e bandës së Lushnjes, ka qënë edhe i dënuar. Më vonë iu ul dënimi në 10 vjet burg. Në Sulzotaj, bëhet një atentat, Ata janë goditur me antitank dhe kallashnikov. Mjeti i blinduar i ka dhënë mundësi grupit që t’I mbijetojë sulmit. U identifikua mjeti i një biznesmeni, Shkëlqim Haxhiu. Menjeherë pas sulmit po atë ditë kanë shkuar në banesën e tij, e dogjën dhe u dënua për këtë Boriçi. Në tetor të 1998, pjesëtar të grupit të Tur Dajës, e vrasin dhe e dorëzojnë të vdekur. Koka është ndarë nga trupi dhe është hedhur në erë në Grabjan. Më pas e ekspozuan me një qese në qytetin e Lushnjes. Edhe në këtë ngjarje është dënuar Enver Boriçi. Arjan Aliço, u arrestua, u mitrolua banesa e tij që mos të qëndronte më në Lushnje. Kush është ky grup kriminal kaq i fuqishëm që mund të mbajë peng një qytet të tërë dhe askush nuk reagon. Çfarë duhet të ndodhë më aty?,“-tha ndër të tjera Artan Hoxha.