TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur sistemi shëndetësor ndodhet në një gjendje kolapsi, Delhi Verior po përballet edhe me mungesën e druve për djegien e trupave. Me anë të një letre, kryebashkiaku i Delhi-t Verior Jai Prakash i kërkoi ministrit kryesor të Delhit Arvind Kejriwal, që t’i drejtohej departamentit të pyllit për furnizim të vazhdueshëm me dru.
“Ju lutem, jepini udhëzimet e duhura departamentit të pyjeve në mënyrë që krematoriumet të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre pa ndërprerje dhe familjet e të ndjerëve të mos vihen në asnjë lloj vështirësie,” shkruhet në letër.
Delhi është goditur rëndë nga vala e radhës e koronavirusit, ndërsa qeveria lokale raportoi 381 viktima në kryeqytet të martën. Në mbarë vendin, India numëron tashmë 200 mijë vdekje të shkaktuara nga Covid-19, pasi regjistroi 3,293 humbje jete të tjera në 24 orët e fundit
360,960 raste të reja u regjistruan gjithashtu nga Departamenti Indian i Shëndetësisë të Martën, duke shënuar ditën e shtatë rresht me më shumë se 300,000 raste të reja.