AKTUALITET, 7 Gusht 2021, 09:34

Planifikuan vrasjen e ambasadorit të Mianmarit në OKB, arrestohen dy persona në Nju York

Planifikuan vrasjen e ambasadorit të Mianmarit në OKB, arrestohen dy

Dy persona nga Mianmari kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se po planifikonin vrasjen e ambasadorit të Mianmarit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Mediat e huaja bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në Nju York, në momentin që ato po bisedonin me një tregtar armësh.

Zyra e prokurorit amerikan për rrethin jugor të Nju Jorkut ka bërë me dije se dy të rinjtë Phyo Hein Htut, 28 vjeç dhe Ye Hein Zaw, 20 vjeç, ishin akuzuar secili për një akuzë për komplot për të sulmuar dhe kryer një sulm të dhunshëm ndaj një zyrtari të huaj, i cili mban një dënim maksimal prej pesë vjetësh burg.

Ambasadori Kyaw Moe Tun, i cili përfaqëson qeverinë civile të zgjedhur të Mianmarit, që u rrëzua nga ushtria në shkurt, pak ditë më parë kishte pohuar se ishte kërcënuar dhe autoritetet amerikane kishin rritur sigurinë e tij.