AKTUALITET, 6 Gusht 2021, 20:47

Iu gjetën kokainë dhe bizhuteri me vlerë në banesë, arrestohen të dy rinjtë shqiptarë në Itali

Iu gjetën kokainë dhe bizhuteri me vlerë në banesë,

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me një sasi kokaine.

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë, të 30 dhe 33 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan në Brescia, pasi në banesën e tyre u gjet 1 kg kokainë.

Përveç drogës, në banesën e tyre u gjetën numra telefoni, para si dhe bizhuteri luksi. Shqiptarët tashmë do të përballen me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës.