AKTUALITET, 7 Gusht 2021, 08:30

Mëngjesi nis me diell, ja sa do të arrijnë temperaturat gjatë ditës

Mëngjesi nis me diell, ja sa do të arrijnë temperaturat

Temperaturat e larta rikthehen në vend duke bërë që termometri të arrijë shifrat e 36 gradëve.

Sipas meteoalb: Zonat Bregdetare mbeten në pjesën më të madhe të ditës në dominimin e kthjellimeve.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit pas mesditës priten kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do te fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.