TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e studentes 20-vjeçare nga bashkëshorti në Greqi ka hapur pista të tjera hetimi nga policia greke. Daily Mail shkruan se autoritetet greke dyshojnë që Babis Anagnostopoulos ka qenë trafikant droge dhe se mund ta ketë vrarë Carolinen pasi ajo e ka zbuluar këtë histori.
Këto dyshime për hetuesit grekë janë ngritur pasi kanë zbuluar shpenzimet marramendëse të çiftit. Në ditarin e Caroline janë gjetur detaje ku ajo përshkruante jetën luksoze që bënte me Babis.
Policia greke zbuloi se çifti ka blerë një truall që kushtonte 47 mijë paund, ndërtuan një shtëpi me vlerë 140 mijë paund si dhe kanë shkuar me pushime në Dubai pavarësisht se Babis merrte vetëm një rrog prej piloti.
Një indicie tjetër ka shërbyer dhe deklarata e babait të Caroline, David Crouch i cili besonte se Babis merrej me trafik droge dhe e bija e tij e kishte zbuluar. Por ende këto detaje mbeten në kuadrin e dyshimeve pasi nuk janë provuar me fakte.